Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kompania e pastrimit në Pejë nis arkëtimin e borxheve me përmbarues

Pagesa e faturave të mbeturinave në Komunën e Pejës ende sillet rreth 50 për qindëshit të shumës së faturuar. Dhe kjo përqindje është vetëm në pjesët urbane të Pejës, derisa në pjesët rurale nuk arrin as në 20 për qind.

Në këtë nivel të ulët të pagesës janë edhe bizneset hoteliere në Rugovë, prej të cilave pak janë që paguajnë rregullisht faturat e mbeturinave, derisa amvisëria në këtë trevë ende nuk është e përfshirë në sistemin e pagesave, shkruan sot Koha Ditore.

“Bizneset në Rugovë u përgjigjen pak pagesave të faturave, sa që as 20 për qind të shërbimeve që i ofrojmë atje nuk munde t’i mbulojmë. Në muajin mars për shembull, ne i kemi shpenzuar 800 euro derivate dhe punë të punëtorëve që kemi dalë me i marrë mbeturinat nëpër biznese, e i kemi vjelë vetëm 200 euro”, thotë Nexhat Avdullahu, drejtor i kompanisë së mbeturinave “Ambienti”, e cila me kontratë i ka 23 biznese në atë trevë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)