Komiteti i Arsimit ka mbetur pa kryesues ngase Faton Bislimi, i cili ishte zgjedhur në këtë pozitë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dhënë dorëheqje dhe është emëruar shef i kabinetit të kryetarit të Gjilanit.
Fehmi Sylejmani, anëtar i Komitetit të Arsimit, thotë se faji në lidhje me mosfunksionalizimin e komitetit rëndon mbi LDK-në që nuk ka marrë masa për plotësimin e pozitës, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas tij, qeverisja komunale nuk është duke u treguar serioze.
“Komiteti i Arsimit në Gjilan fare nuk është duke funksionuar dhe se kjo direkt rëndon mbi partinë në pushtet, përkatësisht kryesuesin i cili është zgjedhur më 24 prill të këtij viti, në mbledhjen e parë konstituive të kësaj trupe profesionale. Që nga ajo kohë, kryesuesi asnjëherë nuk e ka ftuar këtë komitet për të diskutuar për çështjet rreth arsimit të komunës sonë”, ka thënë Sylejmani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Faton Bislimi jep dorëheqje nga Kryesia e LDK-së
-
Drejtoresha e Arsimit në Gjilan lirohet nga pozita, shkak një konkurs për rekrutim të mësimdhënësve
-
Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për të zgjedhur kryesuesin
-
Shkarkohet drejtori i Arsimit pa u ditur arsyeja
-
Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e kryetarit të Gjilanit