Arbëri

Komisioni voton për bartjen e regjistrimit me blerjen e veturës

Foto: Koha / ilustrim

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, sot është votuar që bashkë me bartjen e pronësisë së automjetit, të bartet edhe regjistrimi i mbetur.

Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i këtij komisioni nga AAK, Muharrem Nitaj, i cili tha se në takimin e sotëm është votuar edhe për liberalizimin e tregut të kontrolleve teknike.

“Kjo nënkupton që qytetarët mund ta bëjnë kontrollin teknik të automjetit në gjithë territorin e Kosovës e jo veç në komunën e caktuar, siç ka qenë deri me tani. Poashtu është hequr kufizimi për certifikimin e kontrolleve të reja teknike. Dhe së fundi është votuar që kufiri i vjetërsisë së automjeteve të importuara të rritet nga 10 në 15 vjet”, ka thënë Nitaj, raporton Koha.net.

Nitaj është shprehur i bindur se këto amendamente do ta marrin mbështetjen edhe në seancën Plenare, kurdo që ajo të mbahet, ndërsa theksoi se “votimi i sotëm korrigjon disa padrejtësi që u janë bërë qytetarëve”.