Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa ka miratuar sot raportin e shpenzimeve për tre muajt e kaluar dhe planifikimin buxhetor për tre muajt e ardhshëm për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Gjatë raportimit, përfaqësuesit e televizionit publik janë përballur me vërejtje të shumta për tejkalimin e shpenzimeve në disa kategori.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, ka kërkuar sqarim pse janë tejkaluar shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve.
“Është dashur vetëm me u përqendrua në tejkalimin e shpenzimeve të mallrave dhe shërbimeve. Sqaroju këtë deputetëve para se këta me marrë fjalën. Keni tejkalim në mallra dhe shërbime . Të gjitha tejkalimet, të gjitha pozicionet e mallrave e shërbimeve, tejkalimet i ke te kontrata për shërbime programore”, tha Osmani.
-
RTK-së i ndahen mbi 2 milionë euro për tre muajt e fundit të 2023-tës
-
Deputetët kritikuan menaxhmentin e RTK-së për rritjen e pagave e për rënien e të hyrave nga marketingu
-
RTK-ja kërkon më tepër buxhet
-
Boletini: RTK-ja është ende në situatë emergjente sa i përket aspektit buxhetor
-
Komisioni për Buxhet s’miraton shpenzimet e RTK-së për periudhën tetor-dhjetor 2021