Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u takua Komisioni ndërministror për investime strategjike për të shqyrtuar dy kërkesat të investitorëve strategjikë.
Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se në këtë takim u shqyrtuan dy kërkesa nga subjektet investuese, të cilat në parim i kanë plotësuar kushtet e nevojshme për marrjen e statusit të investitorit strategjik.
Ministri Krasniqi bëri të ditur se sipas vlerësimit të këtij Komisioni, subjektet investuese, që kanë aplikuar për të fituar statusin në fjalë, janë njëri nga sektori i energjisë̈ dhe tjetri nga sektori i bujqësisë̈, ku të dy bashkë kapin vlerën e investimit rreth 50 milionë̈ euro.
Në këtë takim, Komisioni mori vendim edhe për krijimin e dy grupeve operacionale, që do ta bëjnë̈ vlerësimin profesional të këtyre dy subjekteve aplikuese, ndërsa pas vlerësimit procesi do të vazhdohet në përputhje më Ligjin për Investimet Strategjike të Republikës së Kosovës.
-
Kompania “Kosmote Foods” procedohet për statusin e investitorit strategjik
-
MTI-ja synon të ulë kriterin e vlerës së investimeve për projekte strategjike
-
Dështon të mbahet mbledhja e Komisionit Ndërministror të Investimeve Strategjike
-
Komisioni për Buxhet ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare, vlera e tyre mbi 100 milionë euro
-
Për dy vjet, Kosova humbi dy investitorë strategjikë me mbi 150 milionë euro të planifikuara