Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisari europian Stilianidis: E kuptoj ndjeshmërinë serbe për Kosovën, por...

Komisari për ndihma humanitare dhe situata emergjenti i BE-së, Christos Stilianidis, i cili ndodhet për vizitë në Beograd, tha se si një qipriot kupton konfliktet historike, porse duhet të shikohet nga e ardhmja përmes perspektivës europiane.

I pyetur nga gazetarët për “kutet e dyfishta rreth situatës në Katalonjë e në Kosovë”, siç raportojnë mediat e Beogradit Stilianidis është përgjigjur se “vjen nga Qiproja dhe se i kupton konfliktet historike”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mund të kuptoj ndjeshmërinë e qeverisë serbe, por njëherësh duhet të shikojmë nga e ardhmja e popujve tanë përmes perspektivës europiane”, u ka thënë ai gazetarëve në Beograd pas bisedimeve që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka shtuar se tash “duhet të fokusohemi në intensifikimin e dialogut midis Beogradit e Prishtinës”, i cili ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federcia Mogherini, përcjell Koha.net.

Stilianidis citohet nga mediat e Beogradit të ketë thënë se Serbia është pjesë e Europës dhe Ballkani Perëndimor në tërësi, sidomos Serbia, kanë perspektivë të qartë drejt Bashkimit Europian.