Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Michel: Konfliktet si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe Evropën

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, të enjten në hapjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada, tha se ky komunitet duhet të ndihmojë në qetësimin e konflikteve dhe gjetjen e zgjidhjeve.

Ai përmendi tensionet në Nagorno-Karabakh dhe ato mes Kosovës e Serbisë.

“Sepse konfliktet nuk janë vetëm problem për ata që janë përfshirë në to, por edhe për rajonin e kontinentin”, ka thënë Michel.

Sipas Michelit, gjithë sytë janë te Evropa dhe ka mjaft që nuk duan të ketë sukses kjo platformë, por ka edhe të tillë që shpresojnë të ketë sukses.

“Unë mendoj se një komunitet i tillë është vizioni i së ardhmës, vizioni i Evropës”, tha Michel.

 

Michel thotë se i beson plotësisht Borrellit në dialogun Kosovë – Serbi

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është pyetur nga gazetarët në Granada të Spanjës në lidhje me deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që tha se s’ka dialog me Serbinë pa u vendosur sanksione ndaj Serbisë.

Michel i pyetur nëse i sheh të nevojshme sanksionet ndaj Serbisë, ka thënë se i beson plotësisht Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrellit.

“Unë plotësisht i besoj Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe angazhimit të bërë nga Borrelli dhe ekipi i tij. Sot ata po punojnë në lidhje me këtë çështje dhe kam besim te ta”, tha Michel.

Artikuj të ngjashëm