Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KOMF-i sjell rekomandimet për avancimin e Shërbimeve Sociale

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” të financuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga zyra e UNICEF-it në Kosovë, zhvilloi Konferencën e dytë Nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0.

Përmes një komunikate për media konferenca adresoi çështjet e avancimit dhe rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve sociale duke përfshirë fuqizimin e një skeme të hapur në mes të ofruesve publik dhe joqeveritar/privat, integrimin e shërbimeve sociale dhe familjare me shërbimet shëndetësore dhe arsimore, zhvillimin dhe fuqizimin e shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, reformimin e formave të mbrojtjes, llogaridhënien dhe financimin e shërbimeve sociale.

Në fjalën e hapjes bëhet e ditur se morën pjesë: Besa Baftiu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Kuvendi i Kosovës, Burim Behluli, president i Bordit Drejtues në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, Mentor Morina – U.d. Drejtorit të Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes, MPMS, Vlora Limani Hajnuni – Kryesuese e Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Dren Rexha, Specialist i Mbrojtjes Sociale, UNICEF.

Presidenti i KOMF Behluli potencoi rëndësinë e konferencave të tilla duke shfrytëzuar edhe momentin mjaft të mirë të rishikimit të legjislacionit aktual i cili duhet të adresojë më tej nevojat për të zhvilluar dhe rritur cilësinë e shërbimeve sociale në Kosovë, transmeton Koha.net.

Deputetja e Kuvendit të Kosovë Baftiu pranoi nevojën për përmirësim të shërbimeve sociale dhe theksoi rekomandimet e dala nga raporti i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës të cilat janë aprovuar në Kuvend si pjesë e Koncept Dokumentit për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Edhe KOMF alarmon institucionet për mbylljen e shërbimeve sociale Arbëri KOMF alarmon institucionet për mbylljen e shërbimeve sociale

Përfaqësuesi i zyrës së UNICEF në Kosovë, Dren Rexha nënvizoi se shërbimet sociale duhet të jenë një prioritet dhe të shihen si pjesë e mbrojtjes së përgjithshme sociale, të cilat janë element thelbësor që garanton një jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët

Morina nga MPMS informoi mbi hapat e ndërmarra së fundmi nga MPMS dhe prioritetet e nivelit qendror për avancimin e shërbimeve sociale, edhe përmes inkorporimit në Koncept Dokumentin për Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, të krijimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale, gjë që do garantojë financimin e qëndrueshëm të shërbimeve sociale në Kosovë

Udhëheqësja e Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kosovë, Vlora Limani Hajnuni vuri theksin në mungesën e koordinimit dhe komunikimit të nevojshëm mes nivelit qendror dhe atij lokal dhe si pasojë mungesës së ndarjes së buxhetit të nevojshëm për zbatimin e politikave që barten nga niveli qendror, drejt komunave në nivel lokal.

Pas fjalës hyrëse, Gani Lluga, anëtar i Bordit Drejtues në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, prezantoi shkurtimisht rekomandimet e dala nga Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës 2.0 në lidhje me avancimin e shërbimeve sociale për të garantuar mbrojtje cilësore për fëmijët në nevojë, të cilat janë njëkohësisht edhe pjesë e qëndrimit të hartuar nga KOMF për koncept dokumentin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Ndër rekomandimet kryesore ai theksoi përcaktimin e llojeve të Shërbimeve Sociale me fokus në parandalim, fuqizimin e shërbimeve për parandalim dhe riintegrim, organizimin e shërbimeve sociale dhe familjare, integrimin e shërbimeve sociale dhe familjare me shërbimet shëndetësore dhe arsimore, zhvillimin dhe fuqizimin e shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, reformimin e formave të mbrojtjes, rritjen e cilësisë së shërbimeve, llogaridhënies dhe financimin e shërbimeve sociale.

Nga diskutimi i hapur mes përfaqësuesve nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, MPMS, Institucioni i Avokatit të Popullit, Komunat, Kolegjiumi për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, ZQM, QPS, UNICEF, dhe organizata të ndryshme lokale e ndërkombëtare, dolën këto rekomandime:

1. Përcaktimi i llojeve të Shërbimeve Sociale, fuqizimi i shërbimeve për parandalim dhe re integrim me specifikimet përkatëse të llojeve të këtyre shërbimeve;

2. Organizimi i shërbimeve sociale dhe familjare (fuqizimi i një skeme të hapur të ofrimit të shërbimeve në mes të ofruesve publik dhe joqeveritar/privat);

3. Integrimi i shërbimeve sociale dhe familjare me shërbimet shëndetësore dhe arsimore;

4. Zhvillimi dhe fuqizimi i shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, reformimi i formave të mbrojtjes;

Edhe KOMF-i sjell qëndrimet e akterëve lidhur me rishikimin e legjislacionit për mbrojtje sociale Arbëri KOMF-i sjell qëndrimet e akterëve lidhur me rishikimin e legjislacionit për mbrojtje sociale

5. Rritja e cilësisë së shërbimeve;

6. Llogaridhënia;

7. Financimi i shërbimeve sociale;

8. Përcaktimi i qartë i rolit kontribues dhe jo vetëm zbatues të Qendrës për Punë Sociale;

9. Saktësimi i rolit të Punëtorit Social si organ profesional dhe jo si organ civil;

10. Licensimi i shërbimeve të institucioneve publike dhe atyre private;

11. Ndarja e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në nivel komunal, në dy drejtori të veçanta, atë për Shëndetësi dhe atë për Mirëqenie Sociale;

12. Sigurimi i financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale;

13. Përcaktimi i mekanizmave të monitorimit të cilësisë së shërbimeve sociale;

Edhe Kërkohet hartimi i një ligji të ri për shërbimet sociale Arbëri Kërkohet hartimi i një ligji të ri për shërbimet sociale

14. Krijimi i programeve dhe iniciativave të edukimit të mbarë qytetarëve mbi rëndësinë e shërbimeve sociale;

15. Qartësimi i raportit të shërbimeve sociale me ato të asistencës sociale, në mënyrë që ofrimi i shërbimeve sociale të synojë nxjerrjen e qytetarëve nga skema e asistencës sociale.