Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet hartimi i një ligji të ri për shërbimet sociale

Foto: Koha / ilustrim

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), në konferencën e mbajtur të enjten, ka diskutuar për avancimin e shërbimeve sociale.

Besa Baftiu, kryetare e Komisionit parlamentar për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, ka thënë se nga vizitat në terren është vërtetuar se shërbimet sociale nuk ofrohen në mënyrë të kënaqshme. Me këtë rast ka përmendur rekomandimet e dhëna në Komision.

“Rekomandimet e Komisionit janë që MPMS-ja të hartojë ligj të ri për shërbime sociale, të krijohet grant specifik për shërbime sociale nga katër milionë në tetë milionë, komunat të ndajnë buxhet që të ofrohen shërbime sociale, të rritet bashkëpunimi mes MPMS-së dhe komunave”, ka thënë Baftiu.

Sipas saj, duhet të bëhet kompensimi adekuat i punëtorëve të shërbimit social, të sigurohen objekte të përshtatshme për shërbime sociale dhe të krijohet një fond i veçantë në raste emergjente./Drenushë Maxhuni

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)