Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF reagon ndaj veprimit të menaxhmentit të shkollës fillore “Fehmi Agani” në Komunën e Gjakovës, për shfrytëzimin e fëmijëve për pritjen e kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, me datën 23 tetor 2018.
Krahas shfrytëzimit të fëmijëve, KOMF thotë se është e papranueshme koha / procesi mësimor i humbur për përgatitje të fëmijëve si dhe presioni të cilit i nënshtrohen fëmijët për një ngjarje të tillë disa ditë me radhë.
LEXOJENI EDHE KËTË
Alternativa akuzon Gjinin se po keqpërdor fëmijët për ta promovuar veten
KOMF shpreh shqetësimin që mësimdhënësit në rastet e tilla shihen si përkrahës të individëve apo personave zyrtar dhe anashkalojnë rolin e tyre kyç të mësimdhënësit, në edukimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve i cili do të duhej të ishte primar ndaj çdo roli tjetër.
Ligji për Arsimin Parauniversitar i Republikës së Kosovës ndalon në mënyrë të prerë aktivitetet promovuese jashtë Kornizës së Kurrikulumit të Kosovës në përfitim ose në dëm të çfarëdo partie politike, gjinie, përkatësie racore a etnike, feje ose pozite sociale nëpër institucionet arsimore dhe aftësuese, thotë KOMF-i.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të marrë menjëherë masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi për sanksionimin e një veprimi të tillë i cili bie tërësisht ndesh me të drejtat dhe interesin më të mirë të fëmijës.
-
Alternativa akuzon Gjinin se po keqpërdor fëmijët për ta promovuar veten
-
KOMF thotë se fëmijët po përdoren nga partitë politike në fushata, kërkon nga KQZ-ja të marrë masa
-
Pezullohet drejtori i një shkolle në Gjakovë pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj një të miture
-
KOMF kërkon mobilizim për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve në procesin mësimor
-
KOMF-i kërkon që fëmijët të mbahen larg aktiviteteve zgjedhore