Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KOMF e Këshilli i Nxënësve: Nëse mësimi nuk fillon sot, 320 mijë nxënësve do t’u mohohet e drejta themelore

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës ka reaguar ndaj grevës së mësimdhënësve.

Sipas një komunikate të përbashkët, thuhet se nëse nuk fillon mësimi më 1 shtator, atëherë nxënësve po u mohohet e drejta themelore për arsim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse sot më 1 shtator nuk fillon mësimi, rreth 320,000 nxënësve do t’i mohohet e drejta themelore për arsim. Në mesin e tyre, e drejta për arsim do t’i mohohet rreth 25,000 fëmijëve të cilët presin të ulen në bankat e shkollës për herë të parë. Mohimi i arsimit është shkelje e të drejtës themelore të fëmijës, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës. KOMF i bën thirrje palëve në këtë proces të kenë konsideratë kryesore interesin më të mirë të fëmijës, të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, pasi ndërprerja e arsimit dëmton më së shumti fëmijë”, thuhet në deklaratën.