Komandanti i KFOR-it gjeneral-major Salvatore Kouci vizitoi sot Komunën e Mitrovicës së veriut dhe u takua me shefen e Administratës Komunale të Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hoxhiq.
Temë e takimit, ndër të tjera, ishte edhe siguria e përgjithshme e qytetarëve në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Gjeneral-major Kouci theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë siguri në Mitrovicën veriore, si dhe që llogarit në bashkëpunim korrekt të vetëqeverisjes lokale të Komunës së Mitrovicën e veriut.
Në anën tjetër, Hoxhiq theksoi se pret që KFOR-i të jetë në lartësinë e detyrës kur është fjala për sigurinë e qytetarëve të Mitrovicës së veriut dhe me këtë rast konfirmoi gatishmërinë e vetëqeverisjes lokale për bashkëpunim me KFOR-in.
-
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë për sigurinë
-
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë për aktivitete të përbashkëta, përfshirë veriun
-
Komandanti i KFOR-it flet me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë
-
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, siguria temë diskutimi
-
Komandanti i KFOR-it diskuton situatën e sigurisë në Kosovë me gjeneralin serb