Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kolonel Dritan Demiraj rimerr detyrën në Ushtrinë shqiptare, e shkarkoi Kodheli e ktheu Xhaçka

Kolonel Dritan Demiraj, nga dje është një ushtarak aktiv në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi është rikthyer në detyrë.

Këtë lajm Demiraj e ka bërë publik me anë të një postimi në Facebook dhe shkruan se e drejta vonoi por u vu në vend.

“Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim. Me kete rast ju siguroj se “si ushtar i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare kombit”, shkruan më tej Demiraj.

Postimi i plotë:

“Te nderuar miq!

Edhe Dritan Demiraj fiton gjyqin, rikthehet si kolonel në Forcat e Armatosura Shqiptare Arbëri Dritan Demiraj fiton gjyqin, rikthehet si kolonel në Forcat e Armatosura Shqiptare

Sot me rastin e rikthimit si kolonel aktiv ne FA, kam deshire te ndaj me Ju disa mesazhe.

Ju falenderoj perzemersisht, emer per emer, per vemendjen, solidaritetin dhe mbeshtetjen qe me keni dedikuar ne betejat institucionale, morale dhe gjyqsore per t’u rikthyer ne sherbimin aktiv te FA te RSH.

E drejta vonoi pak, por me ne fund u vu ne vend. Ketu nuk ka vend as per triumfalizem por dhe zero arrogance nga ana ime.

Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim.

Me kete rast ju siguroj se “si ushtar i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare kombit.

Edhe Osmani e komandanti i KFOR-it diskutojnë për "kërcënimet me dronë" nga Serbia Arbëri Osmani e komandanti i KFOR-it diskutojnë për "kërcënimet me dronë" nga Serbia

Artdheu, Detyra dhe Nderi do te mbeten pasaporta e vetme deri ne fund te jeten time.

Kolonel DD, PhD (Nderi i Kombit)”.