Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kollçaku: Deri kur vendimet do të merren në Beograd?

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se vendimi për shtyrjen e seancës së Kuvendit për ditën e premte është bërë pa konsultim me këtë parti.

Pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendit, e cila është shtyrë për nesër, Kollçaku tha se shumica në Kuvend nuk ka votat për ratifikimin e demarkacionit, trasnmeton kp.

“Kjo është diçka që e kemi parë kur është formuar qeveria që kemi prit me orë të tëra qëndrimin e Vuçiqit në Beograd. E njëjta po pritet dhe për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Na servohet e njëjta marrëveshje. Në vend që të merremi me temat më të rëndësishme si shëndetësia dhe arsimi jemi bllokuar, përkundër faktit që mazhoranca s’i ka votat. I ftojmë t’i kthehen seriozitetit. A jemi shtet apo nuk jemi, deri kur vendimet do të merren në Beograd? Na ftojnë në seancë dhe pa na dhënë përgjigje shkojmë te shtëpia”, ka thënë Kollçak

Artikuj të ngjashëm