Projekti i ndërtimit të kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës nuk do të fillojë sivjet.
Ky projekt që financohet nëpërmjet kredisë së butë nga Austria, ende është në fazën e negocimit, shkruan sot Koha Ditore.
Në Ministrinë e Financave thonë se kur të pajtohen me komentet e tekstit, atëherë do të procedohet për hapat e mëtejmë.
Ndërtimi i këtij kolektori ka pasur të fillojë shumë muaj më parë. Në muajin shkurt të këtij viti ishte nënshkruar marrëveshja ndërmjet kryetarit të komunë së Podujevës, Agim Veliu dhe përfaqësuesit të kompanisë austriake “WDS Bau GmbH”, Thomas Dieringer, për ndërtimin e këtij kolektori. I pranishëm në këtë takim kishte qenë edhe Christoph Gierlinger nga kompania ÖSTAP. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Zvarritet ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza
-
Projekti i kolektorit, peng i votimit në Kuvendin e Kosovës
-
Zvarritet projekti i kolektorit të ujërave të zeza në Lupç
-
Zvarritet prej muajsh projekti i kolektorit të ujërave të zeza
-
Komuna ia bart përgjegjësinë Qeverisë për kolektorin e ujërave të zeza