“Mbretëria e të papunëve” është kryetemë e gazetës “Koha Ditore” në numrin e saj për të dielën.
Në Kosovë mbizotëron mendimi se pa pasur një lidhje me pushtetin apo pa qenë anëtarë i ndonjë partie nuk mund të gjesh një vend pune.
Koha Ditore sjellë një analizë të hollësishme për mënyrën sesi secila qeveri e re po mbush administratën publike me militantë partiakë.
Po ashtu në numrin e së dielës mund të mësoni se si orientimi i të rinjve në programet shkollore nuk është ai që e kërkon tregu i punës.
Qytetarët e moshës së re në masë të madhe shpresojnë të ikin nga vendlindja për të gjetur një vend pune.
Edhe
Puna e telashet që e presin qeverinë e re trajtohen në të dielën me “Koha Ditore”
Hulumtuesi i politikave sociale, në organizatën Demokracia Plus, Jetmir Bakija, tregon pse sipas tij, duhet ndryshuar qasja e politikës ndaj ekonomisë dhe si mund të binden të huajt që të investojnë në Kosovë.
Përveç tjerash, këtë të diel në Koha Ditore mund të lexoni edhe reportazhin për gratë e fshatit Mirash të Ferizajt, që kanë synim hapjen e bizneseve të vogla
Në faqet e botës, lexoni për tri opsionet e këqija të Amerikës në Siri.
Ndërsa kultura sjell rrëfimet për eksperimentuesin me tinguj në botën e panjohur të muzikës.
Artikulli kryesor nga kultura flet për shtëpinë ku kulmon arkitektura folklorike.
Ndërsa përmes shtatë shkronjave, arkeologut Jahja Drançolli, shpalos arkivin si vendburim i zbulimeve dhe emocioneve.
Edhe
“E diela me Koha Ditore”, i dedikohet dështimit të institucioneve për tërheqje të investimeve
E në sport, këtë javë mund të lexoni për Besartën që sjell siguri në portën e Kosovës dhe për yllin xhamajkan Bailey, që përfaqëson vendin në mënyrën e tij.
Këto dhe shumë tema të tjera në botimin e së dielës, vetëm në Koha ditore.