Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kodheli: Atë që Shqipëria e bën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, s’e bën asnjë vend tjetër

Një delegacion i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë po qëndron në Kosovë.

Zyrtarët e tij u pritën në takim nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporës të Kuvendit të Kosovës. Rreth dy orë diskutuan për ndikimin e luftës në Ukrainë dhe zhvillimet në rajon.

Pas takimit, përmes një konferencë të përbashkët, zyrtarët e Kuvendit të Shqipërisë u zotuan për mbështete të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në rrugën euro-integruese.

Deputeti, njëherësh kryetari i komisionit, Haki Abazi, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të unifikojmë më shumë politikën e jashtme. Ai tha se dy vendet duhet të shikojnë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit, përfshirë atë të sigurisë.

“Një gjë që duhet thënë dhe që u diskutua është se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm në integrimin evropian edhe në anëtarësim në NATO. Por asgjë nuk e zëvendëson marrëdhënien strategjike që ka Shqipëria dhe Kosova”, tha ai.

Edhe Konjufca: Kosova dhe Shqipëria përballë sfidave duhet të jenë afër njëra-tjetrës Arbëri Konjufca: Kosova dhe Shqipëria përballë sfidave duhet të jenë afër njëra-tjetrës

Ndërkaq, homologia e Abazit, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Mimi Kodheli, tha se mbështetja ndaj Kosovës nuk është vetëm një slogan, por një punë konkrete që bëhet në vazhdimësi.

“Ne jemi me Kosovën, për Kosovën dhe ky është një slogan i cili vjen normalisht sepse jemi në vizitë në Kosovë. Por është edhe diçka që po punohet vazhdimisht dhe do të vazhdohet në këtë drejtim. Kosova meriton jo vetëm t’i hiqen vizat për të përshpejtohen proceset e veta integruese euro-atlantike. Andaj Shqipëria me gjitha forcat dhe mënyrat do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën”, theksoi ajo.

Megjithatë e pyetur për dallimet e dy qeverive në politikën e jashtme, ajo tha se ka pasur momente të mëhershme kur dallimet kanë qenë akoma më të mëdha se tash.

Por, tha se përkrahja ndaj Kosovës bëhet rregullisht, mirëpo duhet të jenë më informues që mesazhi të vije edhe në Kosovë.

“Ka pasur momente kur mund të ketë pasur diskrepanca akoma më të madhe sesa ky moment që po jetojmë sot. Ky moment që po jetojmë sot është pozitiv, unë do të shikoja me optimizëm, pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s, është e konsoliduar në arenën ndërkombëtare, po ashtu si Kosova ka një pozicion të konsoliduar për qëndrimet e saja dhe rrugët euro-atlantike. Nga ana tjetër, është në detyrimin tonë që të jemi më informuese sa i përket mbështetjes së Kosovës nga Shqipëria. Mund të ndodh që mos të vije ky informacion çdo herë deri tek ju”, shtoi ajo.

Ndërkohë nuk pranoi të fliste sa i përket Samitit të fundit të NATO-s dhe qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, por tha se atë që e bënë Shqipëria për anëtarësim të Kosovës në NATO nuk e bën asnjë vend tjetër.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë” LAJMET E MBRËMJES Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë: “Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”

“Nuk do të hy në këtë diskutim. Besoj se atë që Shqipëria e bënë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, nuk e bënë asnjë vend tjetër...Nuk është një surprizë e madhe as për ne dhe as për ju mosprezenca e Serbisë në ndarjen e të njëjtit opinion, vendosjen e sanksioneve që kanë vendosur SHBA-ja, BE-ja dhe jo vetëm”, theksoi Kodheli.

Delegacioni nga Shqipëria zhvilloi takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, derisa dje vizituan Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. /ksp