Përleshja në lokalin “Bon Vivant” mes disa persona të premten mbrëma ka përfunduar me vrasjen e njërit, plagosjen e tre të tjerëve e lëndimin e 17 personave.
Avokati Arianit Koci e ka quajtur shqetësuese numrin e qytetarëve që pësuan direkt apo indirekt nga kjo ngjarje.
Koci ka ngritur pyetje ndaj Policisë se si është e mundur të sillen nëpër rrugë persona të armatosur, sidomos tani gjatë verës kur arma mund të dallohet më lehtë.
Ai ka thënë se urgjentisht duhet të krijohen njësi policore intervenuese që “mision të vetëm e kanë kontrollin e personave, së paku në qendrën e Prishtinës dhe në afërsi të klubeve të natës”.
“Si është e mundur tash verës kur jemi të gjithë me maica, në qendër të kryeqytetit të sillën vërdallë, persona të armatosur? Çka po bën policia? Krimi ka ndodhur 200 metra prej stacionit policor. Po sigurimi i lokalit?” ka shkruar ai.
Koci ka shtuar se kryeqyteti nuk është i sigurt.
Edhe
Vrasja në “Bon Vivant”: Një i vrarë, 6 të plagosur e 10 persona të lënduar
“Prishtina, definitivisht, nuk është qytet i sigurt. Sidomos vikendeve!”