Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka thënë se nuk pajtohet me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit në Colmar për shtyrjen e vendimit për lirimin ose ekstradimin në Serbi të klientit të tij.
Koci në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Serbisë i ka penguar lufta e Haradinajt për mbrojtjen e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ramush Haradinaj, është personi më meritor për lirinë që po e gëzojmë.
Në të njëjtën kohë, ai dhe vetëm ai, është personi që në rrafshin e Dukagjinit, e ka penguar planin e Serbisë në ndarjen e territorit, sipas modelit të Mitrovicës”, ka shkruar Koci.
“Kjo natyrisht i pengon pushtetit serb. Në fakt, u pengon mbetjeve millosheviqiane në pushtetin serb. Ramushi nuk e ka luftuar popullin serb. E ka luftuar pushtetin gjenocidal të Millosheviqit. Ka mbrojtur pragun e shtëpisë. Të njëjtën do ta bëjë sa herë të paraqitet nevoja”, ka shkruar më tej avokati i Haradinajt.
“Historikisht, ka individë që e kanë mbi supe të veta, barrën e tërë kombit. Ata janë heronjtë. Ramushi është i tillë. Do të vazhdojë të mbajë barrën e popullit, dhe do të vazhdojë të luftojë për lirinë tonë. Duke luftuar për lirinë tonë, ai lufton edhe për lirinë e serbeve, dhe lirinë e krejt popujve të Ballkanit”.
Koci ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës ka prekur Haradinajn, por avokati është shprehur i bindur se më 6 prill ai do të lirohet.
“Nuk pajtohemi me vendimin e sotëm të Gjykatës franceze, por do ta respektojmë. Vendimi i sotëm i Gjykatës franceze, të gjithë shqiptarët i ka prekur. Më shumë shqiptarët se vetë Ramushin! Prandaj, jemi të bindur se herën tjetër, më 6 Prill, Gjykata do ta marrë të vetmin Vendim të mundshëm të drejtë - Vendimin mbi refuzimin e kërkesës së Serbisë”, ka shkruar Koci.
“Para se të ndodh kjo, të gjitha strukturat shtetërore të Kosovës duhet të vihen në lëvizje, si ato politike, diplomatike dhe kanalet tjera për të çuar përpara të drejtën e Ramushit - të drejtën tonë”.