Avokati Arianit Koci ka komentuar në profilin e tij në Facebook se derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Speciale, dhe zotohet se do t’ju japë ndihmë gjithëpërfshirëse, përfaqësuesit e organeve relevante të shtetit tonë, nuk e kanë as informacionin më të vogël se çka po ndodh, edhe pse formalisht, Gjykata Speciale është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.
“Interesi i jonë është që të hetohet çdo dyshim, për krimet eventuale monstruoze që janë paraqitur në raportin e Dick Martyt. Por, assesi nuk mund të qëndrojmë duarkryq, kur po e shohim se ata me të cilët luftuam, me këtë rast po mendoj në mbetjet e regjimit millosheviqian, e jo në popullim serb, po punojnë aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Koci.
“Të njëjtit, kanë interes esencial që luftën e UÇK-së ta njollosin sa më shumë. Prandaj, duhet t’i parandalojmë subverzionet informative të organeve të sigurisë të Serbisë”, ka shtuar më tej Koci.
Koha Ditore ka shkruar sot për aktivitetin e Gjykatës Speciale në Serbi.
Aktiviteti i shtuar i Gjykatës Speciale në Serbi dhe mungesa e resurseve në misionin që drejton, janë brengat kryesore të shefit të Zyrës së Kosovës në Beograd, ambasadorit Valdet Sadiku.
Për këto dhe çështje të tjera, ai ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), e cila ka munguar deri tash. Gazeta ka siguruar, të premten, dy korrespodenca të ambasadorit Sadiku adresuar zyrtarëve të MPJ-së.
Edhe
Alarm për aktivitetin e Gjykatës Speciale në Serbi
Në të parën ai ka informuar se, mbështetur në një burim të tij, përfaqësues të Gjykatës Speciale ditëve të fundit kanë pasur takime në Beograd, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Aty ka bërë të ditur se Vuçiq ka premtuar se shteti i Serbisë do t’i ofrojë mbështetje maksimale Gjykatës, si në aspektin logjistik, ashtu edhe sa i përket bashkëpunimit me institucionet serbe. Dhe, ka kërkuar të dijë se si të sillet në raport me këtë institucion që vetëm formalisht është i Kosovës. Detaje tjera mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
-
Vuçiqi paralajmëron “luftë” kundër njohjeve të Kosovës
-
Vuçiqi shpreh gatishmëri për zbatim të marrëveshjeve, në Qeveri e quajnë deklaratë larg realitetit
-
Biserko: Masat e Serbisë ndaj Kosovës, përpjekje për t’i mbuluar dështimet e Vuçiqit
-
Vuçiq bisedon me ambasadorin rus në Beograd për “gjendjen e vështirë” në Kosovë