Avokati Arianit Koci ka folur lidhur me ngjarjen në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se informatat e ndjeshme lidhur me rastin e Deçanit, ka kohë që kanë rrjedhur në publik.
Ai ka shkruar se disa ditë para arrestimit, është zbuluar edhe motivi i mundshëm i këtij krimi makabër. Madje, sipas tij është është thënë se do të ketë arrestime shumë shpejt.
“Ashtu ndodhi! Kjo është joprfesionalizëm i pastër nga ana e strukturave të hetuesisë. Dhe kjo, nuk është hera e parë. Po dëmtohen hetimet dhe po shkelet rëndë prezumimi i pafajësisë. Prandaj, në këtë rast - çdo informatë - zyrtare apo jozyrtare, jam i prirur ta pranoj me rezerva deri në aktgjykim të plotfuqishëm. Dënues apo lirues. Informata dhe analiza, kanë dallim. E kush ka përvojë, saktësisht e dallon të parën prej të dytës”, ka shkruar ai.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
-
Koci për krimin në Gllogjan: Hetuesia e ka humbur momentumin
-
Sot një vit nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria ende në fazën e hetimeve
-
Kalon në arrest shtëpiak njëri nga tre të arrestuarit për vrasjet në Gllogjan
-
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj tre të dyshuarve për vrasjet në Gllogjan
-
Sot dalin para Gjykatës tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan