Në Gjykatën Themelore në Pejë të dielën është mbajtur seanca ndaj tre të dyshuarve lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ku Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës sē paraburgimit prej 30 ditësh. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në një konferencë për medie, ku tha se është parashtruar kërkesa për paraburgim.
“Prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit, këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake para gjyqtarit”, tha ai. Nikçi theksoi se të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër shkak të ndjeshmërisë së rastit, ai tha se nuk mund të japin më shumë detaje. Të shtunën mbrëma, Prokuroria e Pejës ka konfirmuar se ka arrestuar tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi të premten e fundit të nëntorit në Gllogjan të Deçanit.
Këto informacione i ka bërë të ditura në konferencën e mbajtur në Prishtinë nga kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.