Marrëveshje koalicioni “për tepsinë” dhe jo për programin qeverisës kanë qenë, thuajse, të gjitha ato që janë mbërritur prej paslufte në Kosovë. Gati të gjitha kanë përfunduar “me tradhti” dhe pa u përmbushur plotësisht.
Të hënën e shkuar, pas më shumë se një muaji bllokade në procesin e konstituimit të institucioneve të reja, koalicioni PAN ka lidhur marrëveshje partneriteti qeverisës me AKR-në e biznesmenit Behgjet Pacolli, subjekt ky që në zgjedhjet e qershorit ka garuar në koalicion me LDK-në dhe Alternativën, shkruan sot “Koha Ditore”.
AKR-ja i ka katër deputetë, por pavarësisht se zë vetëm 3 për qind të ulëseve në Kuvend, nëpërmjet marrëveshjes ka mbërritur të sigurojë më shumë se çerekun e posteve në Qeverinë e re që pritet të drejtohet nga Ramush Haradinaj.
Këtë hise në “tepsi” – një term i përdorur këtë vit në Shqipëri për të treguar formën se si subjektet e konsiderojnë pushtetin – e ka siguruar nga shkaku se, vetëm me ta, PAN-i ka mbërritur ta sigurojë shumicën... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Roli i Aleancës shihet çelës për zhbllokimin e ngërçit politik
-
AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët
-
Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së
- Nën flamurin e ambicies
-
Kurti: Bashkë me Guxo për të luftuar padrejtësitë dhe korrupsionin