Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koalicionet e mundshme dhe befasitë që paralajmërohen pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

kuvendi i kosoves - 19 nentor

Foto: Driton Paçarada

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit mund priten zhvillime të reja në skenën politike, përfshirë ndryshime të rezultatit dhe mundësi për koalicione të reja. Analistët politikë theksojnë se situata e krijuar pas zgjedhjeve të shkurtit dhe bllokada institucionale kanë hapur rrugë për skenarë të rinj në formimin e qeverisë së ardhshme.

Analisti Afrim Kasolli nuk përjashton mundësinë e një koalicioni mes LVV-së dhe PDK-së, ndonëse të dy partitë tradicionalisht kanë pasur “vija të kuqe” ndaj njëra-tjetrës. Ai vlerëson se një marrëveshje e tillë, nëse ndodh, do të justifikohej përballë elektoratit si domosdoshmëri politike. Pavarësisht kundërshtimeve të deritanishme, deklaratat e reja të Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës po interpretohen si hapje ndaj bashkëpunimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Analisti tjetër, Adrian Zeqiri, pret ndryshime të vogla në rezultat, por që mund të sjellin pasoja të mëdha në konfigurimin politik. Sipas tij, kriza e gjatë institucionale mund të ndikojë në sjelljen e votuesve, duke çuar në pjesëmarrje më të ulët dhe në orientime të reja elektorale, çka hap mundësinë për surpriza në rezultat dhe koalicione.

Megjithatë, qëndrimet e partive mbeten të ndara. Vetëvendosja synon ta rikthejë mbështetjen e vitit 2021 dhe të arrijë rreth 50 për qind të votave për të qeverisur e vetme, ndërsa partitë tjera synojnë ta ulin nën 40 deputetë, duke krijuar kështu hapësirë për një konfigurim tjetër qeverisës dhe për zhbllokimin e temës së presidentit në mars.