Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron, pritën gjatë ditës së djeshme liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe liderët e Kroacisë e Sllovenisë, në Samitin e Berlinit.
Në orët e pasdites u zhvillua takimi kryesor formal i ngjarjes, ndërsa në orët e mbrëmjes u shtrua një darkë për pjesëmarrësit, raporton Koha.net.
Gerald Knaus, kryesues i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), përmes një postimi në Twitter, tha se mbrëmë, në darkën e Samitit të Berlinit, presidenti francez Emmanuel Macron, kishte një mesazh të fuqishëm për liderët e mbledhur ballkanikë: “Nuk mund të ketë ndryshime etnike të kufijve. Multietniciteti duhet të mbrohet në Ballkanin Perëndimor”.
Vet Knaus vlerëson se ky është një lajm i mirë që e bën takimin e Berlinit me vlerë.
- Berlin 2028: Nga Kongresi në Marrëveshje
-
Macroni fton udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe Zelenskyn në samitin e G7-s
-
Kallas: Ballkani Perëndimor prioritet strategjik për BE-në
-
Kurti: Macroni u interesua edhe për dialogun me Serbinë
-
Kurti për takimin me Macronin: Fokus ishte roli i NATO-s në Kosovë e raportet me Serbinë