Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut pas debatit rreth projektkodit civil, ku i hapej rrugë legalizimit të bashkësive familjare të gjinive të njëjta, ka reaguar siç thotë për fjalorin e papërmbajtur, degradues, fyes dhe përjashtues që deputetët e Kuvendit të Kosovës e përdorin kryesisht në mungesë të fakteve dhe për qëllime politike.
Sipas KMDLNJ, me rastin e diskutimeve për këtë projektkod në Kuvendin e Kosovës, pati shprehje të papranueshme nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe nga aspekti i mandatit të deputetit me ç’rast u fyen rëndë pjesëtarët e një komunitetit me orientim seksual ndryshe e që nuk do të duhej të tolerohej sikur që deputetët e tillë do të duhej të sanksionoheshin për këtë fjalor përjashtues, fyes, degradues, diskriminues dhe racist.
“Mosvotimin e projektkodit civil KMDLNj-ja e konsideron më shumë si lojë politike, të pozitës dhe opozitës sepse pa asnjë dyshim ky Kod Civil do të votohet në një të ardhme të afërt, prandaj deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të përmbajtur për fjalorin që e përdorin”, thuhet në reagim./KSP
-
37 OJQ i quajnë të rrezikshme deklarimet e Korenicës dhe Rrahmanit për Projektkodin Civil
-
IKD: Draftkodi i sjelljes së deputetëve, në kundërshtim me Kushtetutën
-
Kuvendi e deputetja Demi-Murtezi paditen për diskriminim ndaj komunitetit LGBTIQ+
-
Java e Krenarisë kthen çështjen e bashkësive civile të personave me gjini të njëjtë
-
MD-ja paralajmëron ridërgimin e Projekt-kodit Civil në Kuvend