Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po kërkon që të hetohet rasti i kërcënimit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Nëpërmjet një reagimi KMDLNj ka dënuar kërcënimin që është bërë ndaj Kurtit në rrjetet sociale, për çka theksohet se të identifikohet autori dhe të merren masat.
“KMDLNJ e dënon këtë kërcënim, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale dhe kërkon hetime të shpejta të identifikohet adresa dhe personat që kanë kërcënuar dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me ligjin. Policia e Kosovës përkatësisht Njësia për Krime Kibernetike ka potencial profesional që në kohë të shkurtër mund të zbulojë adresën e kërcënimit sikur që ka vepruar me shumë sukses në raste të ngjashme. KMDLNJ pret dhe shpreson që Policia e Kosovës, me veprim të shpejtë e profesional, do të ndërmarrë masa që situata të sqarohet dhe të mos kemi pasiguri”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ.
-
Policia tregon për masat e marra pas kërcënimit të kryeministrit Kurti
-
Kërcënohet kryeministri Kurti, shtohet niveli i sigurisë për të
-
Policia: Kërcënimi ndaj Kurtit erdhi nga Serbia
-
Kurti: Në institucione s’do të ketë strehë për zyrtarët që i tejkalojnë kompetencat
-
Kurti për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Antifushata ndaj Policisë është e dëmshme