Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) u ka bërë sot thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që në njërën nga seancat e radhës të diskutojnë për statusin e të arrestuarve në Gjykatën Speciale, të cilët kanë mbrojtje ligjore, por nuk iu mbrohen të drejtat e njeriut.
Në një komunikatë për media të mërkurën thuhet se Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Kosovës duhet të ndërmarrë veprime konkrete për këtë çështje, ndërsa KMDLNJ është e gatshme të dëshmojë para këtij Komisioni dhe të prezantojë pjesë të raportit monitorues nga distanca.
KMDLNJ thotë se i ka bërë kërkesë Gjykatës Speciale për vizitë monitoruese, por ajo nuk ishte lejuar gjë e cila sipas saj është në kundërshtim me mandatin monitorues marrëveshjen e nënshkruar me Ministrinë e Drejtësisë.
Ndërsa për vizitat e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë në Hagë KMDLNJ thotë se janë më tepër simbolike, duke përkujtuar se ka dallim midis vizitave informuese dhe vizitave monitoruese. Në vizita informuese llogariten vizitat familjare, te miqve, vizita e vetme e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe dy vizita të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.
“Vizitat e zyrtarëve të MD -së janë më tepër simbolikë e përpjekjes së demonstrimit të një autoriteti institucional e që në këtë gjykatë ka zero efekte dhe qartazi nuk përkon me mandatin që e ka në sistemin e drejtësisë së Kosovës e që aspak nuk ka ndikim në përmirësimin e kushteve për të arrestuarit”, thuhet në komunikatë.
-
KMDLNJ: Të burgosurve po iu shkelen të drejtat, të hetohen vrasjet dhe vetëvrasjet në burgje
-
KMDLNj kërkon hetim për shkeljen e të drejtave të të paraburgosurve në Speciale
-
KMDLNJ-ja kërkon plotësimin e kërkesave të policëve elitarë
-
KMDLNJ: Gjykata Speciale po shkakton dhunë psikologjike
-
KMDLNJ-ja e quan Gjykatën Speciale raciste