Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Klina ndan 20 bursa për studentë

Klinë, 29 qershor – Pas disa vjetëve Komuna e Klinës serish ka ndarë bursa për studentë. Përfitues nga 500 euro për vitin e fundit akademik 2016/2017 janë 20 studentë të përzgjedhur nga komisioni komunal.

Tetë bursa janë ndarë për drejtimet deficitare, si mjekësi, inxhinieri dhe matematikë, kurse bursat e tjera u janë ndarë studentëve të drejtimeve tjera. Drejtori i Arsimit në Klinë, Hajdin Morina, tregoi se 10 mijë eurot për këto 20 bursa janë zotuar nga buxheti për subvencione (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.