Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, ka thënë se qasja e Uashingtonit, konkretisht administratës së presidentit Joe Biden, ndaj Evropës e rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar.
Këto komente Kirby i bëri në përgjigje të një pyetje si reagim, mbi një artikull të gazetës “Washington Post”, ku thuhet se Bideni ndoqi politikën e “mbështetjes së presidentit autoritar serb Aleksandar Vuçiq në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim”, thuhet në artikullin e “Washington Post”.
Kirby nuk bëri komente të mëtejshme kur u pyet nga "Zeri i Amerikës".
Kohët e fundit, pas zgjedhjeve të parakohshme, Serbia është përfshirë nga një valë protestash të opozitës, e cila akuzon qeverinë për parregullsi masive dhe manipulime në procesin e 17 dhjetorit.