Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet për Sesionin vijues të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për të shmangur ndonjë tërheqje të papritur të ndonjë njohjeje të shtetit.
Në prezantimin e punimit për analizat mbi deklaratat publike dhe publikimet ruse me dezinformata e keqinformime për Kosovën, KIPRED-i ka thënë se pas përfundimit të moratoriumit të Marrëveshjes së Washingtonit do të ketë një moment shumë të rëndësishëm në luftën diplomatike ruse ndaj Kosovës.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mund të shfrytëzohet si moment nga Rusia për të zbatuar fushatën agresive të çnjohjeve, paralajmëron KIPREDI.
“Në këto rrethana, Qeveria e Kosovës, në koordinim me partnerët e saj Perëndimorë, duhet të përgatitet mirë për Sesionin vijues të Asamblesë së Përgjithshme të KB, me qëllim që ta shmangë ndonjë tërheqjeje të papritur të ndonjë njohjeje. Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës duhet t’u drejtohet anëtarëve të KB me një dokument të përshtatshëm që i kundërvihet narrativave ruse dhe serbe kundër shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, dhe të bëjë fushatë për njohjet e mëtutjeshme. Ky moment është posaçërisht i rëndësishëm për shkak të faktit që çdo njohje apo çnjohje e mëtutjeshme e Kosovës do të ketë një ndikim serioz në procesin e dialogut me Serbinë, duke patur parasysh që kjo do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në forcën e pozitave së çdonjërit prej tyre”, thuhet në konkluzionet e KIPRED-it.
Sa i përket deklaratave të politikës së jashtme ruse nga 1 qershori e deri më 15 gusht sivjet, KIPRED-i ka thënë se vërehen qartë synimet për t’ia gërmuar themelet shtetësisë së Kosovës dhe angazhimit perëndimor në Kosovë e rajon.
Edhe
Serbia paralajmëron ofensivë diplomatike kundër Kosovës në OKB
Po ashtu dezinformim i plotë është vënë re edhe te raportimet në mediat ruse. Nga 500 lajme, KIPRED-i ka thënë se 96 prej tyre kishin përmbajtje me dezinformata.
-
Këshilli i Sigurimit mund të kërkojë rishikim strategjik të misionit të UNMIK-ut
-
KIPRED: Qëndrimi i Rusisë ndaj konfliktit Kosovë-Serbi, i varur nga marrëdhëniet e saj me Perëndimin
-
Rusia synon t’ia pamundësojë Kosovës përfaqësimin në KS të OKB-së
-
KIPRED: I paqëndrueshëm krahasimi i Rusisë për situatën në Kosovë dhe në Ukrainë