Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, në fjalimin e saj lamtumirës ka folur edhe për situatën në Kosovë. Kim ka thënë se Kosova e Serbia kanë rënë dakord për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
“Sa i përket Asociacionit, duhet përmendur që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord, kanë rënë dakord për rrugën që do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se njerëzit kanë nevojë t’u rikujtohet sa shumë beson SHBA-ja në Kosovën. Dashuria dhe angazhimi që kemi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Nëse keni nevojë për prova, ju rekomandon të hidhni sytë pas. Çështja qëndron, se cilat janë hapat që duhen ndjekur që të dyja palët të lëvizin para”, tha Kim.
Kim u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë ta lënë egon prapa dhe të shohin interesat kombëtare.
“Është momenti që udhëheqësit të lënë mënjanë egon e tyre dhe të mendojnë për atë që është krenaria kombëtare dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë aleatët”, ka thënë Kim.
SHBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar dhe fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për tensionet e fundit në veri.
BE-ja ka dalë me një plan për ta shtensionuar situatën.
-
Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë - Serbi
-
Kurti s’flet për kërkesat e O’Brienit, opozitë e analistë vlerësojnë se ato s’do të merren parasysh
-
Allen: Asociacioni, hap esencial në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
-
O’Brien takon Kurtin, kërkon progres për Asociacionin
-
O'Brien: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për themelimin e Asociacionit