Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kica-Xhelili: Anuluan tender 4.8 milionë për librat shkollorë, sot japin 6 milionë euro

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar Qeverinë për shumën e ndarë për blerjen e librave shkollorë.

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur sot ka ndarë afro 13 milionë euro për blerje të librave shkollorë dhe materialeve tjera shkollore.

Mbi 6.3 milionë euro janë ndarë për subvencionim të librave shkollorë. Prindërit do të duhet të blejnë librat, ndërsa ata do të subvencionohen më pas me nga 80 euro.

Doarsa-Kica Xhelili ka thënë se tenderi për furnizim me libra shkollorë kishte vlerën 4.8 milionë euro, ndërsa subvencionimi tash për të njëjtin produkt kushton mbi 6 milionë euro.

“’Gjakderdhje financiare” thonin dikur. Anuluan tender me 4.8 milionë për librat shkollorë. Sot japin 6 milionë për PO atë produkt. Nga dikur 8 milionë në 13 milionë si total, po kamuflojnë koston shtesë kinse në emër të materialeve tjera shkollore, sepse u dëshmua që librat po u kushtojnë prindërve më shtrenjtë se kur i kontraktonte ministria me tender. Bonus: nervoza; koha; transporti. Domethënë, atyre bizneseve që dikur thonin ‘po zhvatin para publike’ me tender, përmes subvencionimit po u japin sërish të holla, veçse me kosto shtesë. Por, duke i demonizuar po ato biznese. Domethënë JU bleni te ata por NE nuk blejmë, veç ua japim të hollat me ndërmjetës. Pak më shumë besa, por s’ka gjë. E shesim ndërkohë si sukses. Me shumë gjasë, e kanë shumë seriozisht konceptin ‘40% janë analfabet funksional’. E kanë thënë. E kanë shkruar. E mendojnë. Llogarisin në këtë. Ndryshe nuk kuptohen veprimet e tyre. Shoqëria jonë nënvlerësimin s’po e përjeton për herë të parë. As fyerjen. As mashtrimin. Gjatë fushatës së janarit 2021, një plak i pat thënë Kryeministrit: ‘mas sa vjete pe nrroj dorën për herë t’parë. Kujdes, mos m’shtin, se për ty e nrroj n’dakik.’ Eh, kujdes! Dakiku s’pret as pyet. Ato thinja nuk kapërdijnë më mashtrim”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Po ashtu ka reaguar edhe Arben Mustafa nga PDK-ja.

Edhe Qeveria ndan afër 13 milionë euro për subvencionim të librave dhe materialeve shkollore Arbëri Qeveria ndan afër 13 milionë euro për subvencionim të librave dhe materialeve shkollore

“Anulojnë tenderin prej 4.8 milionë euro për libra në emër të kostos së lartë, ndërsa për të njëjtin qëllim, veç se tani në emër të subvencionit, ndajnë 6.3 milionë euro. Këtu ose bëhet fjalë për ndonjë aferë korruptive të dështuar në tentativë, ose thjeshtë dëshirojnë të krijojnë një iluzion të rrejshëm të mbështetjes së qeverisë për qytetarët përmes transfereve direkte të parave - gjë që duket se paraqet të vetmen gjë që kjo qeveri din të bëjë. Amaterizëm dhe abuzim me buxhetin!” – ka shkruar Mustafa.