Misioni i KFOR-it po vijon me stërvitje në të gjithë territorin e vendit.
Në ditët e ardhshme është paralajmëruar se do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Sipas KFOR-it, kjo është vetëm një stërvitje normale dhe se situata mbetet nën kontroll.
“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftim/KsP.
Artikuj të ngjashëm
-
KFOR-i mban stërvitje në pjesë të ndryshme, thotë se situata në Kosovë është nën kontroll
-
KFOR-i vazhdon ushtrimet gjithandej vendit
-
KFOR-i: Po i vazhdojmë patrullimet në veri ditë e natë
-
KFOR-i nesër zhvillon stërvitje me helikopterë në gjithë territorin e Kosovës
-
KFOR: Në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe partnerët nga afër po monitorojmë situatën