KFOR-i ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një stërvitje rutinore ku do të përfshihen helikopterë të shumtë. Stërvitjet do të zhvillohen në gjithë territorin e Kosovës.
“KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021. Ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Këshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka njoftuar KFOR-i.
Artikuj të ngjashëm
-
KFOR-i do të kryejë stërvitje treditore në tetë komuna
-
KFOR-i në “lëvizje”, helikopterët fluturojnë mbi katër komuna
-
KFOR-i njofton për stërvitjet në Gjakovë nesër
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
KFOR-i e quan “aktivitet rutinë” stërvitjen e ushtrisë serbe: S’përbën kërcënim për sigurinë