KFOR-i hungarez sot ka mbajtur një stërvitje për kontrollimin e turmave dhe trazirave, ka bërë të ditur KFOR-i përmes një postimi në Facebook.
KFOR-i shkruan se janë të përkushtuar që të kontribuojnë në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, transmeton KOHA.
“Ushtarët hungarezë të KFOR-it sot u stërvitën për kontrollimin e turmës dhe të trazirave. Stërvitja reale përfshinë të gjitha njësitë operacionale të udhëhequr nga NATO për ta mbajtur gatishmërinë dhe parandalimin e tij për të kontribuuar në një mjedis të sigurt dhe që të sigurojë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në postimin e KFOR-it.
Artikuj të ngjashëm
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
KFOR-i amerikan zhvillon trajnime kundër dronëve për rritjen e sigurisë në Kosovë
-
Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale
-
Policia e KFOR-i kryejnë ushtrime në veri
-
Ushtarët hungarezë për kontrollin e trazirave përfundojnë me sukses dislokimin në Kosovë