Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontingjenti shqiptar i KFOR-it nis stërvitjen për menaxhimin e trazirave

KFOR-i shqiptar

Kontingjenti shqiptar që sapo ka marrë detyrën në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, është angazhuar menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme. 

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes, thuhet se trupat shqiptare janë të gatshëm për ruajtjen e mjedisit të sigurt në Kosovë.

“Trupat shqiptare, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë të gatshëm 24 orë në ditë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. 

Kjo stërvitje përfshin përgatitjen për situata emergjente që mund të shkaktojnë trazira.