Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i shpreh ngushëllime për vdekjen e punëtorit të Bondsteelit, thotë se po i gjurmon kontaktet

Foto: Koha / Ilustrim

Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it ka reaguar pas vdekjes së punëtorit 70-vjeçar të kampit Bondstell nga Coronavirusi.

KFOR-i amerikan i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e tij dhe ka njoftuar se janë duke gjurmuar personat me të cilët ka pasur kontakt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin për media njoftohet se i ndjeri ka punuar në këtë kamp deri më 9 prill.

“Kampi Bondsteel është duke punuar për të gjurmuar dhe kontaktuar personat me të cilët i ndjeri ka pasur kontakte. Të gjitha masat adekuate janë duke u marrë për të izoluar personat e kontaktit për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit”, thuhet në komunikatë.