Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vdes një person i dyshuar me COVID-19 gjatë një fluturimi drejt Los Angelesit

Avioni i kompanisë, “United Airlines”, i cili ishte nisur nga Orlando dhe kishte destinacion Los Angelesit, u përfshi nga kaosi në bord, pasi një pasagjer i dyshuar me koronavirus vdiq.

Foto të publikuara nga pasagjerët tregojnë kaosin në bord teksa tentonin t’i vinin në ndihmë personit që u ndje keq, i cili u shpall i vdekur menjëherë sapo avioni bëri ulje të detyruar në Nju Orleans.

Mjekët u ngjitën menjëherë në bordin e avionit për t’i dhënë ndihmën pasagjerit, teksa të gjithë të tjerët u larguan nga avioni, por nuk ia dolën.

Bashkëshortja e viktimës zbuloi se burri i saj kishte pasur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit gjatë ditëve të fundit, ndërsa kishte humbur edhe shijen e nuhatjen, shkruan Daily Mail.

Në aeroplan i njëjti ishte parë duke u dridhur dhe duke pasur probleme me frymëmarrje. Vetëm pas një ore fluturim, pasagjeri ndaloi të merrte frymë. Ekipi në aeroplan pyeti nëse ka mjek dhe një numër i madh i njerëzve u ngritën të ndihmojnë, porse më vonë i njëjti vdiq.