Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
KFOR-i kë thënë se heqja e tyre duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.
“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet”, thuhet në komunikatën e këtij misioni.
KFOR-i më tej ka theksuar gatishmërinë për të ndërhyrë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin e tyre bazuar në Rezolutën 1244.
Artikuj të ngjashëm
-
KFOR-i publikon pamje të largimit të barrikadave në veri
-
KFOR-i mirëpret vendimin për reduktimin e Policisë rreth ndërtesave komunale në veri
-
NATO: Barrikadat u hoqën shpejt për t’i zbutur tensionet
-
KFOR bën thirrje për përmbajtje: Kemi prani të dukshme, nuk hezitojmë të veprojmë
-
KFOR: Çdo vendim për hapjen e urës mbi Ibër të merret në kuadër të dialogut në Bruksel