KFOR-i ka paralajmëruar se do të realizojë një ushtrim në rajonin e Komunës së Prizrenit, saktësisht në fshatin Zhur.
Ky ushtrim që do të mbahet sot nga ora 7:00 deri në ora 14:00, ku do të përdoren edhe mjete ushtarake, përfshirë edhe helikopterë.
KFOR dhe Komuna e Prizrenit kanë njoftuar opinionin që të kenë parasysh këtë situatë dhe të ndjehen të sigurtë.
Ky ushtrim ushtarak nuk do të ketë ndonjë ndikim në mjedis dhe nuk do të pengojë rrjedhën normale të jetës.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia në Prizren njofton për një ushtrim të KFOR-it në terren
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
KFOR-i stërvitet me armë zjarri në Prishtinë: Për ruajtjen e gatishmërisë
-
KFOR-i amerikan patrullon në Zubin-Potok: Jemi të vendosur të ofrojmë siguri
-
Shtohet lëvizja e trupave të KFOR-it në Istog