Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i i shqetësuar për interesimin e ulët të serbëve për kthimin e targave në RKS

Zëvendëskëshilltari politik i komandantit të KFOR-it, Alexander Aalmo, ka deklaruar të shtunën se për KFOR-in është shqetësuese që shumë pak serbë kanë vendosur t’i ndërrojnë tabelat e veturave në RKS, derisa afati i fundit për ta bërë këtë është 31 tetori.

Aalmo ka thënë në seminarin “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Prishtinë, se do të bëjnë çmos që t’i zgjidhin telashet e mundshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vitin e kaluar kemi pasur indikacionet e para se këto do te jenë çështje konfliktuoze me barrikadat që u vendosën. Është dashur shumë angazhim ndërkombëtar për të deskaluar situatën. Deri në fund të këtij muaji kur është afati kohor për regjistrimin e automjeteve në RKS, shumë pak nga këta kanë vendosur që t’i ndërrojnë tabelat e që është shqetësim për neve. Ne do të përpiqemi dhe bëjmë çmos që të zgjidhim paraqitjen e telasheve. KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Roli i KFOR vazhdon të jetë i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, është shprehur Aalmo.

Nga 1 shtatori ka filluar procesi i regjistrimit të veturave me targa ilegale në ato RKS. Ky proces do të zgjasë deri më 31 tetor 2022.

Deri tani shumë pak vetura janë kthyer në RKS, sipas të dhënave zyrtare.

n