Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar të shtunën se i ka dhënë dritën jeshile kërkesës së Agjencisë Pyjore të Kosovës që të kryejë fluturime në lartësi të ulëta me qëllim vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit.
KFOR-i ka autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës, në përputhje me mandatin që ka marrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Pas një kërkese të Agjencisë Pyjore të Kosovës, misioni KFOR i drejtuar nga NATO ka autorizuar fluturimin e avionëve privatë që nga 15 maji do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta me qëllim vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit duke përdorur karremin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i tutje ka theksuar se hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin me fluturime komerciale.
“Hapësira ajrore e poshtme mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it”, thuhet në njoftim.
KFOR-i, sipas njoftimit, mbetet plotësisht i fokusuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e OKB-së.
-
KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës
-
KFOR-i amerikan zhvillon trajnime kundër dronëve për rritjen e sigurisë në Kosovë
-
KFOR-i: Po i vazhdojmë patrullimet në veri ditë e natë
-
Ushtarë të KFOR-it kryejnë misione ajrore mbi veriun e Kosovës
-
Nis vaksinimi nga ajri kundër tërbimit te kafshët e egra