Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i dhe shefi i ushtrisë serbe diskutojnë mbi situatën e sigurisë në Kosovë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq, sot gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është komplekse dhe se Ushtria e Serbisë njeh forcat ndërkombëtare në Kosovë si një faktor të rëndësishëm të stabilitetit dhe garantues i sigurisë për popullatën.

Takimet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë me komandën e KFOR-it mbahen rregullisht dhe këtë herë temë diskutimi gjatë takimit në aeroportin e Nishit ishte bashkëpunimi i Ushtrisë Serbe dhe KFOR-it, si dhe gjendja aktuale e sigurisë në Kosovë dhe përgjatë vijës kufitare me Kosovën, shkruan KsP.