Këshilltari ligjor i ushtrues së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Artan Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.
Ai ka thënë se Haxhiu po flet të pavërteta dhe se nuk ka rrogë të 13-të.
Haxhiu tha se Osmani pos që po e ushtron detyrën e kryeparlamentares dhe të u.d. së presidentes, ajo ka ndarë edhe rrogë të 13-të për vete.
“Bekim Haxhiu po flet të pavërteta në foltore të Kuvendit. Nuk ka pagë të 13-të. Administrata e Kuvendit ka parashtruar kërkesë për një shtesë në pagën bazë, duke u thirrur në orët e tejzgjatura të punës. Pra, kërkesa është shtesë nga administrata, është deponuar për punonjësit e administratës, e jo për deputetët. Një rikujtim për z. Haxhiu (dhe të tjerët): Kuvendi tash e dhjetë vjet e ndanë një shtesë të tillë. Të paktën në katër legjislatura të kaluar, Kuvendi është udhëhequr nga bashkëpartiak të z. Haxhiu. Interesant, kjo punë nuk është diskutuar nga askush. Për më tepër, kryetarja e Kuvendit nuk e ka votuar një propozim të tillë. Ai vendim është marrë nga kryesia e Kuvendit, me shumicë votash. E ky Kuvend, sivjet i ka kthyer Qeverisë mbi 1.5 milionë euro, nga kursimet. Fushatën politike bëjeni jashtë foltores së Kuvendit”, ka shkruar Murati në Facebook.
-
Osmani i përgjigjet me një ditë vonesë Haxhiut: Dje keni shpifur
-
Haxhiu: Pagat kalimtare me kosto 2 milionë euro të padrejta, por të ligjshme
-
Haxhiu për pagat kalimtare të deputetëve: Nuk është e drejtë, por parashihet me ligj
-
Rroga e 13-të përplas ministrin e Financave me deputetin e AAK-së
-
Mustafa kërkon diskutim për çmimet e naftës dhe pagën e 13-të, Komisioni e rrëzon kërkesën