Dragan Repanoviq, këshilltar për çështje ligjore në ministrinë për Komunitete dhe Kthim të Kosovës që udhëhiqet nga Dalibor Jevtiq, e ka paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.
Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook më 2016 shihet emblema e shtetit serb e vendosur në hartën e Kosovës, shkruan KOHA.
Repanoviq sipas të dhënave të publikuara në uebfaqen e ministrisë, që nga viti 2015 është sistemuar në dikasterin që kryesisht është udhëhequr nga anëtarët e minoritetit serb. Fillimisht Repanoviq ishte emëruar këshilltar i jashtëm në këtë ministri në kohën kur po Jevtiq udhëhiqte me dikasterin ndërsa paraprakisht kishte shërbyer edhe si këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Istogut.
{gallery}
-
Stano: I takon Kosovës si palë që të kërkojë këshilla juridike në Komisionin e Venecias
-
Krasniqi: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë
-
Krasniqi: Ndalimi i zv.drejtorit të Policisë dhe policëve serbë, provë e pozicionit hipokrit të Serbisë
-
Daçiqi e Petkoviqi udhëheqin ekipin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Petkoviq: Në Bruksel do të diskutojmë për draftin e statutit të Asociacionit