Edhe një herë nga Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar emri i Arben Vitisë si kandidat i kësaj partie për të parin e Prishtinës në zgjedhjet e tetorit.
Feim Tahirsylaj, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, në një postim në Facebook, ka konfirmuar se ministri i Shëndetësisë do të jetë kandidat për të parin e kryeqytetit.
“Na pret një fitore e madhe në Prishtinë. Mirë se vjen Arben Vitia - kryetari i ardhshëm i Kryeqytetit”, ka shkruar ai karshi fotografisë me Vitinë.
Vetëvendosje ende s’ka dalë me njoftim zyrtar për kandidaturën e Vitisë.
Artikuj të ngjashëm