Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilltari i Blinkenit ia shpreh Vuçiqit zhgënjimin për vendimin e Kosovës për targat

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se të enjten ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Cholleti ka thënë se me Vuçiqin ndau zhgënjimin e SHBA-së sa i përket vendimit të Kosovës për të mos shtyrë vendimin për targat.

“Mirë të flas me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë me vendimin e Kosovës për të mos shtyrë vendimin për targat”, ka shkruar Cholleti në Twitter.

Ai shtoi se me presidentin serb kanë diskutuar edhe përkushtimin për uljen e tensioneve me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve.

“Diskutuam përkushtimin tonë për uljen e tensioneve, sigurimin e progresit të dialogut me BE-në, normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe avancimin e eurointegrimit të Serbisë”, ka thënë ai.