Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë kërkuar që Komisioni për vlerësimin e ofertave për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronave komunale të jetë më transparent ndaj organit më të lartë vendimmarrës lokal, por edhe publikut në përgjithësi, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilltarët opozitarë, por edhe ata të koalicionit qeverisës, kanë vlerësuar se informatat duhet të jenë të plota mbi menaxhimin e pasurisë publike dhe kanë kritikuar raportin e punës së këtij Komisioni për vitin 2016, që është paraqitur në KK.
Ganimete Hoxha, nga Nisma... ka theksuar se raporti i Komisionit në fjalë është nga dokumentet më të dobëta të cilat i ka shqyrtuar KK-ja. “Vërtet është mëkat që në Kuvend vjen një dokument i tillë. Kjo tregon nivelin më minimal të performancës të Ekzekutivit komunal dhe të seriozitetit të tij karshi Kuvendit. Ky shkrim,që i adresohet Kuvendit, përmban fjalë të shumta, të cilat nuk kanë kuptim dhe vërtetë, nuk dihet se për çka po flitet”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se në këtë raport nuk ka asnjë lloj informacioni.
“Vetëm janë dhënë numra, pa u dhënë arsyetime dhe pa emërtime konkrete të personave fizikë apo juridikë, të cilët kanë pretenduar apo kanë marrë në shfrytëzim pronën komunale”, ka deklaruar ajo....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Pushtetit në Podujevë i kërkohet publikimi i listës së pronave komunale
-
Kuvendi i Prizrenit nuk e miraton listën e veçantë të pronave komunale
-
Kuvendi i Prizrenit ka larguar zyrat e partive nga lista e pronave komunale që jepen në shfrytëzim
-
Opozita akuzon pushtetin në Prizren për pasqyrat financiare të 2019-s
-
Në Prizren ankohen se ka devalvuar puna e Kuvendit komunal