Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, ka njoftuar se sërish i është pamundësuar kalimi i kufirit nga policia kufitare serbe.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka provuar sërish të hënën ta kalojë kufirin përmes pikës Muçibabë, porse nuk është lejuar.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 në vendkalimin e njëjtë kufitar me Republikën e Kosovës, Muçibabë, përsëri u ndalova nga policia kufitare serbe. Për herë të dytë brenda të njëjtës ditë. Jo vetëm duke e lëshuar Serbinë, por edhe duke hyrë. Këtë herë periudha kohore ishte më e shkurtër se në orët e mëngjesit të djeshëm”, ka shkruar ajo.
Sinani ka thënë se është ndaluar pa asnjë sqarim e arsyetim.
“Kjo është Serbia me të cilën si shqiptarë të Luginës së Preshevës ballafaqohemi çdo ditë. Kjo është Serbia për pakicat kombëtare”, ka thënë ajo.
-
Këshilltarja e Kurtit: Nga policia serbe m’u ndalua kalimi i kufirit
-
Kryeministria reagon pas ndalimit të Sinanit nga policia kufitare serbe: Shkelje e rëndë e lirisë së lëvizjes
-
Koci thotë se është ndaluar edhe një qytetar i Kosovës në Serbi
-
Koci: Një qytetar i Kosovës që po vinte nga Gjermania është ndaluar nga autoritetet serbe
-
Serbia ndalon edhe një qytetar të Kosovës